Aktualitet

Matura Shtetërore zhvillon sot provimin e fundit

Testimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta, sikurse edhe në 3 provimet e mëparshme, notat e 2 prej të cilëve janë zbuluar. Ky është provimi i fundit i i maturantëve.

19 Qershor 2023, 09:41 Nga k.m.
Matura Shtetërore zhvillon sot provimin e fundit
Foto ilustruese

TIRANË- Mbi 30 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit të fundit të Maturës për vitin 2023, atij të Lëndës me Zgjedhje.

Testimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta, sikurse edhe në 3 provimet e mëparshme, notat e 2 prej të cilëve janë zbuluar. Ky është provimi i fundit i i maturantëve.

Provimi i parë i Anglishtes u zhvillua më 1 qershor, i dyti i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë më 7 qershor, i Matematikës u zhvillua më datë 13 qershor. Testi për secilin nga provimet e Maturës Shtetërore 2023 vlerësohet me 60 pikë maksimale.

matura 2023

Sondazh

Poll