Aktualitet

Operacioni antidrogë ‘Knock Down 3’, 16 në pranga, 4 në kërkim dhe 24 nën hetim (EMRAT)

Dy prej të arrestuarave janë kapur në flagrancë 3 ditë më parë, bëhet fjalë për Minella Pleqi e Gjergji Renja.

17 Qershor 2023, 10:43 Nga A.B
Operacioni antidrogë ‘Knock Down 3’, 16 në pranga, 4
Kanabis

KORÇË- Një operacion anti-drogë është zhvilluar në Korçë, mbrëmjen e kaluar, ndërsa është goditur një grup prej 44 personash që kultivonin dhe shpërndanin drogë. Ky grup është goditur pas 6 muajsh hetime të zhvilluara nga autoritetet, në vazhdën e 2 megaoperacioneve "Knock Doën" të finalizuara 1 vit më parë. Si rezultat i operacionit kanë rënë 19 persona në pranga, 4 të tjerë janë shpallur në kërkim dhe 24 persona janë nën hetim. Gjatë aksionit, janë kontrolluar dhjetëra banesa dhe lokale në Korçë. Dy prej të arrestuarave janë kapur në flagrancë 3 ditë më parë, bëhet fjalë për Minella Pleqi e Gjergji Renja.

Të arrestuarit janë Piro Papapetro 31 vjeç; Petrit Arixhiu 19 vjeç; Bledar Repa 46 vjeç; Taulant Repa 38 vjeç; Ermal Bezhani 36 vjeç; Markelian Kamenica 29 vjeç; Enea Frashëri 26 vjeç; Gentian Koçoli 40 vjeç; Devis Xhaholli 39 vjeç dhe  Martin Kosturi 23 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISË:

NJOFTIMI:

Operacioni, i zhvilluar në vazhdën e 2 megaoperacioneve “Knock Doën” të finalizuara 1 vit më parë, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe kultivimit të bimëve narkotike. Në kuadër të tij u proceduan penalisht 43 shtetas, nga të cilët 10 të ndaluar, 6 të arrestuar në flagrancë, 3 të shpallur në kërkim dhe 24 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Gjatë operacionit u sekuestruan në total 9 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 388 gramë kokainë, 1 armë zjarri, municion luftarak, fidanë kanabis, llamba led, 9 automjete, 6 peshore elektronike, 28 celularë dhe shuma parash dhe eurosh, të përfituara nga veprimtaria kriminale. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, pas një hetimi proaktiv të thelluar 6-mujor, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe kultivimit të bimëve narkotike, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Knock Down 3”.

Gjatë këtij operacioni, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë janë lëshuar 13 masa sigurie “Arrest në burg”, nga të cilat strukturat hetimore në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë kanë ekzekutuar 10 masa ndalimi. 

/Dosja.al

operacioni knock down

Sondazh

Poll