Aktualitet

Dy vëllezër shqiptarë sulmohen me thikë në Itali, transportohen me helikopter për në spital

Deri më tani nuk dihen shkaqet, sakaq autoritetet italiane pohojnë se janë duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorit.

16 Qershor 2023, 22:35 Nga I.A
Dy vëllezër shqiptarë sulmohen me thikë në Itali,
Foto Ilustruese

ITALI- Dy vëllezër shqiptarë janë sulmuar me thikë në mes të rrugës në Itali nga një person. Pordenonetoday shkruan se të plagosurit janë të moshave 27 dhe 29 vjeç. Ngjarja ka ndodhur sot në zonën e Podenones.

Ata kanë qenë duke ecur përgjatë rrugës bregdetare kur janë sulmuar me thikë nga një i ri. Njëri prej tyre u transportua në spital me helikopter me plagë në bark, ndërsa tjetri kishte plagë në kokë. Deri më tani nuk dihen shkaqet, sakaq autoritetet italiane pohojnë se janë duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorit.

sulmohen dy vellezerit shqiptare ne itali

Sondazh

Poll