Aktualitet

FOTOT/ Në mbështetje të Kosovës, nis protesta para kryeministrisë

Qytetarë të shumtë me flamuj të Shqipërisë, Kosovës dhe të UÇK-së kanë dalë para kryeministisë në mbështetje të Kosovës, pas tensioneve në veri të saj.

16 Qershor 2023, 19:11 Nga I.A

FOTOT/ Në mbështetje të Kosovës, nis protesta para

TIRANË- Protesta e paralajmëruar nga qytetarët në rrjetet sociale ka nisur para kryeministisë ditën e sotme. Qytetarë të shumtë me flamuj të Shqipërisë, Kosovës dhe të UÇK-së kanë dalë para kryeministisë në mbështetje të Kosovës, pas tensioneve në veri të saj.

Siç shihet dhe nga fotot e mëposhtme, qindra shqiptarë janë mbledhur dhe kanë kërkuar lirimin e e policëve të rrëmbyer nga Serbia. Kjo protestë ka ardhur edhe pas bojkotimit të mbledhjes së përbashkët Shqipëri-Kosovë, e cila u anulua nga kryeministri Edi Rama disa ora para se të mbahej.

tensione në veri të kosovës proteste per kosoven

Sondazh

Poll