Art&Argëtim

Çfarë po ndodh? Bien rrjetet sociale dhe WhatsApp, ankohen mijëra përdorues

Megjithatë, ndërprerja më vonë u bë globale.

16 Qershor 2023, 21:19 Nga I.A
Çfarë po ndodh? Bien rrjetet sociale dhe WhatsApp, ankohen
Foto Ilustruese

SHBA- Përdoruesit e Instagram, Facebook dhe WhatsApp po raportojnë të gjithë probleme duke përdorur aplikacionet. Raportet erdhën rreth orës 21:00, pasi përdoruesit nuk po logoheshin dot te faqet e mediave sociale. Megjithatë, ndërprerja më vonë u bë globale.

Përdoruesit e Instagramit thonë se kishin vështirësi për të dërguar mesazhe, ndërsa ata në ëhatsApp u ankuan se nuk mund të ngarkonin fotot. Përdoruesit e Facebook thanë se faqja e internetit po shfaqte vetëm logot dhe nuk po ngarkohej plotësisht. Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur, ndërkohë që deri më tani Meta nuk ka dhënë asnjë informacion. 

facebook instagram whatsapp meta

Sondazh

Poll