Aktualitet

Moti i keq përmbyt disa fshatra në Maliq, banorët e kalojnë natën jashtë, varrezat e merr rrjedha

Mësohet se banorët e fshatrave të Zëmblakut dhe Shamollit e kanë kaluar natën jashtë.

16 Qershor 2023, 16:43 Nga I.A
Moti i keq përmbyt disa fshatra në Maliq, banorët e kalojnë
Maliq

MALIQ- Moti i keq ka krijuar disa probleme te banorët në Maliq. Mësohet se banorët e fshatrave të Zëmblakut dhe Shamollit e kanë kaluar natën jashtë.

Reshjet e dendura të shiut për pak orë përmbytën disa banesa dhe rrugë në këto dy fshatra. Përrenjtë e rrëmbyeshëm nuk kursyen as varrezat e fshatit Zëmblak, të cilat u përmbytën. Emergjencat civile ju kanë ardhur në ndihmë qytetarëve. Ndërkohë që ekskavatorët kanë nisur punën për të hapur rrugët.

permbytje ne maliq

Sondazh

Poll