VIDEO/ Parku i Dajtit pa roje sigurie gjatë natës, por Ministria e Turizmit paguan çdo muaj një kompani private sigurimi
kabina bosh TIRANË- Parku Kombëtar i Dajtit konsiderohet si një nga destinacionet turistike më atraktive të kryeqytetit, që ...
Disa ditë pas konstatimit të kësaj problematike dhe interesimit në institucionet përgjegjëse, dhjetëra punëtorë të Bashkisë së Vlorës shkuan në varrezat e Babicës dhe prenë barin dhe ferrat
TIRANË- Fiks Fare denoncoi neglizhencën e Bashkisë së Vlorës për të pastruar varrezat e qytetit në Babicë. Gjarpërinj, ferra dhe shkurre kishin “pushtuar” të gjithë territorin e këtyre varrezave, teksa në momentin që gazetarët shkuan në atë vend, asnjë punonjës shtetëror nuk ndodhej. Por, të vetmit që ndodheshin në atë vend ishin disa gjarpërinj, të cilët kishin “larguar” familjarët e të ndjerëve që preheshin në atë vend.
Në redaksinë e emisionit investigativ u ankuan qytetarë të shumtë, të cilët deklaruan se ferrat dhe shkurret kishin “pushtuar” gjithçka dhe “asnjë zyrtar nuk e ka vënë ujin në zjarr për kositjen e tyre”. Gazetarët kërkuan edhe të afërm për t’i intervistuar, por në atë moment askush nuk ndodhej në atë territor. Madje, edhe disa të afërm që po përpiqeshin të vizitonin të afërmit e tyre të ndjerë e kishin të pa mundur të hynin dhe kërkonin ndihmë për të gjetur zgjidhje.
Kamera e Fiksit, krahas shkurreve dhe ferrave, filmoi edhe vende me plehra në brendësi të varrezave dhe askush s’kishte marrë masa për ti larguar. Por, i vetmi vend që ishte pastruar ishte varri i babait të kryetarit aktual të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli. Punonjësit, përveç varrit, kishin pastruar edhe rreth e përqark, madje edhe rrugën për të shkuar në atë vend.
“Është gjendje skandaloze. Kemi varrosur të afërmit, unë kam motrat dhe nipin këtu në këto varreza. Nuk shkojmë dot nga ferrat. Askush nuk ndërhyn” thotë një banor i zonës.
Pas kësaj problematike, grupi i Fiksit shkoi në Bashkinë e Vlorës për t’u interesuar. Punonjëset e informacionit i thanë gazetarëve se “komunikuan me drejtorin e shërbimeve dhe se për këtë problematikë duhet të interesohen te komunalja”. Ato pohuan se Bashkia e Vlorës s’ka pasur asnjë informacion për këtë gjendje. Fiksi shkoi edhe te Komunalja, duke komunikuar me drejtoreshën. “Nuk kemi informacion se është kompetenca e jonë. Ne kemi 83 punëtorë, por kemi edhe punë të tjera. Kemi dërguar disa punëtorë në atë vend” thotë drejtoresha.
Pyetjes se, me kaq punëtorë nuk mundi dot t’i pastronte, ajo tha se “nuk jam vënë në dijeni nga titullari që kjo përgjegjësi i është ngarkuar institucionit tim”. Më tej pohon se, para se Fiksi të interesohej, kishte 3 ditë që punëtorët e saj kishin filluar dhe pastrimin e varrezave në zonën e atyre që humbën jetën në tragjedinë e Otrantos dhe një ditë po dhe një ditë jo, Komunalja çon dy punëtorë në Babicë. “Punëtorët e tjerë i kam shpërndarë në vende të tjera” pohon drejtoresha.
Por, disa ditë pas konstatimit të kësaj problematike dhe interesimit në institucionet përgjegjëse, dhjetëra punëtorë të Bashkisë së Vlorës shkuan në varrezat e Babicës dhe prenë barin dhe ferrat. Fiksi udhëtoi sërish në atë vend, duke dokumentuar se punëtorët po pastronin gjithçka. Pra, u desh ndërhyrja e emisionit investigativ që punëtorët e Bashkisë së Vlorës të bënin punën e tyre!
Marrë nga Top Channel
kabina bosh TIRANË- Parku Kombëtar i Dajtit konsiderohet si një nga destinacionet turistike më atraktive të kryeqytetit, që ...
Sibora Gagani ITALI- Rezultati i testit të ADN- së ende mungon, por të gjithë elementët dytësorë për të i...
Policia ITALI- Detaje të reja rreth vrasjes së shqiptarit Alfond Kola në Itali. Autori, shqiptari Petrit Gega mësohet se ka thën&e...
Mat TIRANË- Stokut të dosjeve nuk i ka shpëtuar edhe princ Leka, i cili ka nisur betejën dhe kërkon kompensimin për toka...
Ndertesa TIRANË- Ditën e sotme është rrethuar ndërtesa monument kulture e Radio-Tiranës. Kjo u bë e ditur nga Forum...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar firm...
Emisioni TIRANË- Problemet e medias dhe gazetarisë shqiptare do të diskutohen për herë të parë në media. Dosja.al n...
Policia BERAT- Policia e Beratit ka bërë me dije se eshtrat e gjetura pranë varrezave të qytetit, do të dërgohen për ekz...
plazhi i Tales LEZHË- Një 15-vjeçar i cili rrezikoi të mbytej në plazhin e Tales, fatmirësisht ka shpëtuar. I ri...
foto ilustruese TIRANË- Media prestigjioze “Financial Times” i ka ka kushtuar një artikull Shqipërisë, duke e cilësua...