Aktualitet

Lista e PLOTË- Zbardhen emrat e ish-zyrtarëve të arrestuar së bashku me Dakon

Të gjithë këto persona akuzohen për “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion” dhe Falsifikim dokumentesh.

7 Qershor 2023, 10:26 Nga A.B
Lista e PLOTË- Zbardhen emrat e ish-zyrtarëve të arrestuar
SPAK

TIRANË-Zbardhen emrat dhe akuzat e ish-zyrtarëve që Prokuroria e Posaçme arrestoi ditën e djeshme, mes tyre edhe ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Të gjithë këto persona akuzohen për “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion” dhe Falsifikim dokumentesh.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar 10 urdhër-arreste, 7 prej të cilave “arrest me burg” dhe 3 “arrest shtëpie”.

TË ARRESTUARIT:

1. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim Vangjush Dako si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 i Kodit Penal 2 (dy) herë.

2. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim Adhurim Qehajaj si person i dyshuar për kryerjen e figurave të veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 248 dhe 25 i Kodit Penal 2 (dy) here dhe “Fallsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në formën e fallsifikimit të formularëve të miratuar nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190/3 dhe 25 i K.Penal.

3. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim Ermal Lama si person i dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Fallsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” e kryer në formën e falsifikimit të formularëve të miratuar nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190/3 dhe 25 i K.Penal.

4. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim Fatmir Ejupi si person i dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Fallsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” e kryer në formën e fallsifikimit të formularëve të miratuar nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190/3 dhe 25 i K.Penal.

5. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim Adrian Bulku si person i dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Fallsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” e kryer në formën e fallsifikimit të formularëve të miratuar nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190/3 dhe 25 i K.Penal.

6. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim Fiqiri Fareuku si person i dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Fallsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” e kryer në formën e fallsifikimit të formularëve të miratuar nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190/3 dhe 25 i K.Penal.

7. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim  Adnand Toçilla si person i dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i K.Penal.

8. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim Meri Semini Priftuli si person i dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Fallsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” e kryer në formën e fallsifikimit të formularëve të miratuar nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190/3 dhe 25 i K.Penal.

9. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim Ferzilet Hajderi si person i dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

10. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim Djana Dedja si person i dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

vangjush dako arrestohet vangjush dako

Sondazh

Poll