Art&Argëtim

Sharon Stone: “Hollywood-i" më harroi pasi pësova goditje në tru

Gjatë ngjarjes "Raising Our Voices" të THR, aktorja 65-vjeçare tregoi udhëtimin e saj personal pas fatkeqësisë së saj shëndetësore. 

5 Qershor 2023, 16:24 Nga k.m.
Sharon Stone: “Hollywood-i" më harroi pasi pësova goditje
Sharon Stone

SHBA- Sharon Stone kohët e fundit foli për anashkalimin e Hollivudit pasi pësoi një goditje në tru në vitin 2001.

Gjatë ngjarjes "Raising Our Voices" të THR, aktorja 65-vjeçare tregoi udhëtimin e saj personal pas fatkeqësisë së saj shëndetësore. 

“Në vitin 2001, pata një goditje në tru dhe shanset e mia për të mbijetuar ishin vetëm 1%. Kam përjetuar një hemorragji në tru prej 9 ditësh. Kur ndodhi për herë të parë, zgjodha të mos e ndaja lajmin sepse e dija se çdo pengesë personale mund të rrezikonte karrierën. Fatkeqësisht, diçka nuk shkoi keq për mua, dhe si rezultat jam lënë mënjanë për dy dekadat e fundit. Kishte një kohë në jetën time kur isha një yll shumë i suksesshëm i filmit,”- tha fillimisht aktorja.

Më pas, ajo zbuloi se kaloi 7 vjet duke u rikuperuar nga goditja në tru dhe që atëherë nuk ka qenë në gjendje të sigurojë asnjë punë në aktrim.

 

sharon stone

Sondazh

Poll