Art&Argëtim

Në përvjetorin e ndarjes me Pique/ Shakira kthehet në Barcelonë, dyshja të ftuar në të njëjtin event

Askush nuk e priste ishte mundësia që të dyja palët të takoheshin në padokun e qarkut të Barcelonës, ku u zhvillua këtë fundjavë Formula 1.

5 Qershor 2023, 10:01 Nga f.i.
Në përvjetorin e ndarjes me Pique/ Shakira kthehet në
Shakira dhe Gerard Pique

SPANJË- Një vit nga ndarja e bujshme e Shakirës dhe Gerard Pique, dyshes do i ndodhte e papritura dhe të dy do të gjendeshin në të njëjtin event. Kujtojmë se më 4 qershor 2022, këngëtarja dhe Gerard Pique njoftuan publikisht ndarjen e marrëdhënies së tyre pas 12 vitesh së bashku dhe një vit më vonë edhe pse jeta e tyre ka ndryshuar shumë, janë përballur sërish,shkruajnë mediat e huaja.

Askush nuk e priste ishte mundësia që të dyja palët të takoheshin në padokun e qarkut të Barcelonës, ku u zhvillua këtë fundjavë Formula 1. Të dy Shakira dhe Pique u përfshinë në listën e të ftuarve VIP që morën pjesë në garën e së dielës, që do të thoshte se sytë e shumë njerëzve u tërhoqën nga zona e famshme në vend që të fokusoheshin te shoferët.

Gjithsesi një përballje mes tyre nuk ndodhi. Shakira u paraqit në pistën e Barcelonës dhe madje tha se ishte “e kënaqur që u rikthye”, ndërsa ish-mbrojtësi i Manchester United vendosi të mos shfaqej në Montmelo.

shakira dhe piqué shakira ndahet nga piques

Sondazh

Poll