Art&Argëtim

Mrekulli natyrore / Mali kristalor në Egjipt shtang turistët

8 Tetor 2019, 13:39 Nga DOSJA

EGJIPT – Mali kristalor gjendet midis oazës Bahariya dhe Farafra, në veri të shkretëtirës së bardhë, në Egjipt.

Kristalet janë  barite (BaSO4) dhe kristale kalcite (CaCO3).

Kodra u hap gjatë punimeve në rrugën nga Farafra në Bahariya rastësisht dhe aty u zbulua dhe pjesa magjike e malit, pavarsisht se një pjesë e saj u shkatërrua gjatë punimeve.

Kodra është një kasafortë subvolkanike, e cila u shfaq ndoshta gjatë epokës së Oligocenit.

Venat e Baritit janë shpërndarë gjerësisht në jug të Gebel El Hafhuf i cili është i përbërë nga një sekuencë shkëmbi që përfshin gur ranor, argjilor, gur gëlqeror, gur gëlqeror fosfat dhe gur ranor fosfatik.

Mali kristalor është kthyer në një pikë të re turistike, dhe fotot e tij po bëjnë xhiron e rrjetit nëpër botë.

Pamjet që ofrohen nga mali janë spektakolare, dhe për të apasionuarit e natyrës, ato janë një thesar i vërtetë.

Burimi: Geologyn

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete egjipt mali kristalor egjipt mali kristalor

Sondazh

Poll