Aktualitet

Plagoset me armë zjarri 50-vjeçari në Shijak, policia në ndjekje të autorit

Autori është 38-vjeçari me inicialet E.H, i cili është shpallur në kërkim.

2 Qershor 2023, 07:08 Nga A.B
Plagoset me armë zjarri 50-vjeçari në Shijak, policia në
Arme

SHIJAK- Një plagosje me armë zjarri është shënuar mbrëmjen e djeshme (1 qershor) në Shijak. Sipas forcave blu, i plagosur ka mbetur një 50-vjeçar, pasi u përfshi në një konflikt për motive të dobëta me një person. Policia bën të ditur se autori është 38-vjeçari me inicialet E.H, i cili është shpallur në kërkim.

'Policia informon se rreth orës  22:10 në lagjen “Popullore” shtetasi me inicialet E. H., 38 vjeç, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin A. Ç., 50 vjeç, banues në Shijak, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.;

Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona për të bërë të mundur lokalizimin e autorit të dyshuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Dosja.al

plagosje ne shijak

Sondazh

Poll