'E kam bërë, por për punë'/ Vodhi në një makinë dhe dhunoi një person, arrestohet efektivi në Shkodër
Polici u filmua në një lokal në Shkodër duke goditur me shkelma dhe grushte një djalë të ri. Gazetari i 'Fiks Fare' takon policin, i cili thotë se nga makina ka marrë vetëm një fasoletë. Ndërkohë, për shkelmat e grushtet thotë se nuk e mban mend.
SHKODËR- Shkëlzen Gjonaj, me detyrë specialist Rendi në Komisariatin e Policisë Shkodër, pasi u filmua duke vjedhur para në një makinë si dhe duke dhunuar një të ri në një lokal është përjashtuar nga Policia e Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur përjashtimin e menjëhershëm të Gjonajt, pas pamjeve që u bënë publike një natë më parë.
'Në vijim të informacionit të dhënë nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, për pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë nënkomisar Sh. Gj., me detyrë specialist i Policisë së Rendit në Komisariatin e Policisë Shkodër, sqarojmë se:
Pas transmetimit të një rasti tjetër të abuzimit me detyrën nga ky punonjës policie, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur përjashtimin e menjëhershëm nga Policia e Shtetit të punonjësit të Policisë nënkomisar Sh. Gj," thuhet në njoftimin e policisë të nxjerrë në orët e vona të natës.
Ndërkohë AMP është duke kryer veprimet procedurale për arrestimin e tij.
Ky skandal u denoncua mbrëmjen e kaluar në 'Fiks Fare'. Polici u filmua në një lokal në Shkodër duke goditur me shkelma dhe grushte një djalë të ri. Gazetari i 'Fiks Fare' takon policin, i cili thotë se nga makina ka marrë vetëm një fasoletë. Ndërkohë, për shkelmat e grushtet thotë se nuk e mban mend.
“Mund ta kem bërë, por për punë” thotë ai. Më tej ai deklaron se nëse i publikohen këto video, i rrezikohet karriera në Policinë e Shtetit.
Gazetarët e pyetën për videon e dytë, mirëpo ai thotë se nuk e mban mend dhe nuk e di nëse është apo ai!
“Kush ma ka bërë këtë punë?!” i thotë polici gazetarëve, ndërsa merr si përgjigje se nëse tregohet burimi, atëherë s’do kishte Fiks Fare!
“Tërë jetën po na shkatërroni, për hir të punës kam … Në qoftë se kam rrahur, kam rrahur njerëz për hir të punës!” ishte përgjigjja e tij, duke pranuar se e ka dhunuar atë qytetar./Dosja.al
Sondazh
Artan Hoxha: Kam parë provat me video për Belerin, por nuk mund të dalin tani sepse prishen hetimet!
Artan Hoxha TIRANË- Gjykata e Apelit e GJKKO e la sërish në burg Fredi Belerin, i cili akuzohet se ka blerë vota në zgjedhjet loka...
Fredi Beleri padit Artan Hoxhën dhe Klodiana Lalën? Gazetarja: Do t'i kundërpërgjigjemi
Hoxha, beleri dhe Lala Ka dalë një mundësi që Fredi Beleri të padisë dy gazetarët e njohur, Klodiana Lala dhe Artan Hoxh...
"Arjan Ndojin e përmendi zv.kryeministri si të lidhur me bandat"/ Hoxha flet për procesin ndaj të akuzuarve për atentatin e bujshëm
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur për procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj Redjan Rrajës dhe Arjol Halilajt, t&...
EMRI/ Planifikuan atentatin në Berat, arrestohet një prej autorëve, në kërkim dy të tjerët
Berat BERAT- Një nga tre personat e shpallur në kërkim për atentatin e organizuar në Berat është arrestuar mbrë...
SKANDALI- Komandanti i Policisë i kontrollon makinën dhe portofolin një qytetari, rreh një tjetër. Justifikimi: E godita për hir të punës
Shkëlzen Gjonaj Në redaksinë e Fiksit mbërriti një informacion, i shoqëruar me video, për komandantin e Rendit në P...
Studimi mbi ndotjen e liqenit të Shkodrës, ekspertët për VOA: Problemet kryesore janë shfaqja e metaleve dhe pesticideve të ndaluara nga BE
Foto ilustruese Ekspertë nga Shqipëria dhe Mali i Zi publikuan në Shkodër rezultatet e studimit 2- vjeçar mbi nivelin e ndotjes ...
ME VIDEO- Polici në Shkodër i vjedh qytetarit zarfin me lekë nga makina, pezullohet nga detyra, AMP nis hetimin
Foto ilustruese SHKODËR- Një punonjës i Policisë së Shtetit është në telashe pasi ka vjedhur një zarf me para ...
Me kokainë dhe mijëra euro në makinë, “dështon” ëndrra e 24-vjeçarit shqiptar, arrestohet nga Policia italiane
Foto ilustruese ITALI- Një 24-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane, pasi është kapur me...
Ndryshimet ligjore/ Shtetësinë mund ta marrin edhe të huajt që nuk dinë asnjë fjalë shqip
Pasaporte TIRANË- Qeveria ka miratuar një projektligj që po shqyrtohet tashmë në komisionet parlamentare për disa ndryshime n...
EMRI/ Kanosi një person përmes telefonit, kush është 37-vjeçari problematik i shpallur në kërkim nga policia e Sarandës
Denito Ruçi SARANDË- Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim 37-vjeçarin Denito Ruçi, një personazh i njohur...
