Ekonomi

GRAFIKU: Sa do rriten pagat për zyrtarët e lartë, përfitojnë ministrat dhe deputetët, JO pensionistët. Marrin 0 lekë më shumë

Sigurisht që rritje page ka marrë edhe veë kryeministri Edi Rama, ndërsa Presidenti (mori më pak se Rama) përfitoi rritje me 65%. Edhe për punonjësit e tjerë të administratës fillon një rritje e përgjithshme nga 10 – 35 mijë lekë.

27 Maj 2023, 12:31 Nga k.m.
GRAFIKU: Sa do rriten pagat për zyrtarët e lartë,
Foto ilustruese

TIRANË- Rriten pagat në Shqipëri, por për zyrtarët e lartë të vendit! Reforma e pagave e nisur nga qeveria duket se fillimisht do të japë efektin më të madh tek paga e funksionarëve të lartë pasi me ndryshimet e fundit që iu bënë ligjit të pagave, deputetët përfituan rritjen më të madhe me 98%, ndërsa pas tyre vijnë ministrat me 82%. Sigurisht që rritje page ka marrë edhe veë kryeministri Edi Rama, ndërsa Presidenti (mori më pak se Rama) përfitoi rritje me 65%. Edhe për punonjësit e tjerë të administratës fillon një rritje e përgjithshme nga 10 – 35 mijë lekë.

Ndërkohë për vitin 2022 ka vetëm një rritje page prej 7% për mjekët e përgjithshëm, infermierët, mësuesit dhe punonjësit e sigurisë ku përfshihen policët, punonjësit e gardës, zjarrfikësit dhe forcat e armatosura.

Për pensionistët aktualisht nuk ka asnjë lekë shtesë. Për shtresën më në nevojë të shoqërisë, qeveria ka premtuar vetëm indeksimin në tetor dhe nuk ka parashikuar më bonuse. Asgjë më shumë. Për të sjellë edhe një shembull të rritjes së pagave, Dosja.al ka sjellë edhe një grafik.

GRAFIKU: 

GRAFIKU: Sa do rriten pagat për zyrtarët e lartë,

Parlamenti në Shqipëri votoi të enjten projektligjin që rrit pagat për pozitën e presidentit, kryeministrit, ministrave, deputetëve dhe punonjësve të administratës publike. Deputetët e majtë dhe të djathtë i bashkuan votat për pagat e tyre, dhe ligji mori 95 vota pro, dhe vetëm tre kundër.

Edhe pse ligji hyn në fuqi në qershor, përfituesit do të marrin shtesën e pagës duke filluar nga muaji prill.

Ndërsa në Parlament debatohej për rritjen e pagave, jashtë ndërtesës aktivistë të Lëvizjes “Bashkë” mbajtën një protestë. Të rinjtë protestues hodhën para false ndaj deputetëve që hynin në Parlament, dhe mbanin në duar pankarta ku shkruhej, "Mos u ngopshi" dhe “Hajdutë”.

rritja e pagave

Sondazh

Poll