Ekonomi

DIHA prezanton anketimin për klimën e biznesit në Shqipëri

Problematike për vendin tonë është transparenca në tenderat publikë dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit. 

25 Maj 2023, 10:34 Nga f.g
DIHA prezanton anketimin për klimën e biznesit në Shqipëri
Bledar Mankollari, drejtor i DIHA

TIRANE- Rezultati i Shoqatës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) për klimën e biznesit në vend ka gjetje problematike. Bledar Mankollari, drejtori Ekzekutiv i DIHA-s, prezantoi gjetjet dhe tha se problematike për vendin tonë është transparenca në tenderat publikë dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit. 

Ka një ngritje domethënëse te negociatat për anëtarësim në BE. Kemi një rënie të arsimi akademik, por prapë qëndron në një nga 5 faktorët e mirëvlerësuar. Kemi përmirësim të faktorëve të tjerë, por qëndrojnë në nivele të ulëta, fleksibiliteti në tregun e punës, disponueshmëria në faktorin lokal, disiplina në paga, stabiliteti social dhe politik apo dhe infrastruktura. Kemi rritje të lehtë, por qëndron në 5 të fundit, parashikueshmëria e politikave ekonomike, siguria ligjore, lufta kundër kriminalitetit, dhe korrupsionit, transparenca e tenderave publike, lufta ndaj informalitetit, qëndrojnë akoma faktorët problematikë sa i përket të të bërit biznes në Shqipëri.”, tha ai në konferencën që u mbajt sot në Tiranë./Dosja.al

raporti i diha diha per biznesin klima e biznesit ne shqiperi bledar mankollari

Sondazh

Poll