Art&Argëtim

Shuhet në moshën 80-vjeçare bateristi i njohur, Ginger Baker

6 Tetor 2019, 18:55 Nga DOSJA
Shuhet në moshën 80-vjeçare bateristi i njohur, Ginger Baker

LONDËR- Bateristi  me famë botërore, Ginger Baker ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Artisti i njohur kishtë një repertory të pasur dhe ishte një prej bateristëve më inovative dhe me ndikim në muzikën rock.

Ai ka pasur një karrierë  të gjatë  dhe të larmirshme ku ka bashkëpunuar me  shumë emra të njohur të muzikës në botë.

Stili i tij ndërthurte rryma  të ndrysme,dhe gjithmonë Baker ka qenë një prej emrave që vlerësohej për punën që realizonte.

Ai kishte një stilt ë vecantë, me flokë të kuqe të ndezur dhe mbante mjekër gjithmonë.

Ai ka lindur në Peter Edëard Baker në Leëisham, në jug të Londrës, pak para Luftës së Dytë Botërore, babai i tij ishte një murator që u vra në në aksion në vitin 1943, prandaj dhe bateristi i njohur u rrit në varfëri nga nëna e tij, njerka dhe tezja, por që më pas ja arriti t’ia dilte duke u bërë një prej yjeve më të mëdhenj botërorë.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ginger baker vdes bateristi i njohur ginger baker vdes bateristi i njohur

Sondazh

Poll