Art&Argëtim

‘Klanifornia’ është një version i keq i ‘Portokallisë’

6 Tetor 2019, 16:16 Nga DOSJA
‘Klanifornia’ është një version i keq i

TIRANË Marina e hap siparin me një përshëndetje të thjeshtë, një hyrje të thjeshtë, fjalë të thjeshta, buzëqeshje të buta që s’thonë asgjë. Në një skenë që i ngjason kaq shumë asaj të “Portokallisë,” e vetme, Marina s’e mbart dot barrën e s’i jep dot zë heshtjes. Ngjan sikur diçka nuk shkon. Ndoshta është puntata e parë dhe s’ia ka marrë ende dorën, por ç’pamë, po shkruajmë.

Performanca hapëse ishin mariachi-t që folën në spanjisht, por nuk thanë asgjë. Ata i pasoi Jul Deda që imitoi Genc Cakajn, i cili u pasua nga Olsi Bylyku që rrëfeu peripecitë që hoqi për të gjetur skenën e spektaklit. Më pas, Lisa Kujofsa si Eni Çobani bëri një punë që mund ta quajmë të hajrit. Aty dëgjuam publikun të qeshte për herë të parë.

Minutat në vijim pasohen nga e njëjta çehre që pret të qeshë, e etur të argëtohet pak, por s’merr as humor, as argëtim mbrapsh. Kështu që e kuptojmë përdorimin e të qeshurave false në sfond në momente “kulminante.”

Është mëkat që një kastë kaq e zgjeruar aktorësh dhe talentet e tyre nuk shfrytëzohen siç meritojnë. S’jemi të vetmit që mendojmë kështu. Në seksionet e komenteve të Instagrameve të Tv Klan dhe Klanifornia, shikuesit shprehen të zhgënjyer. Madje, disa preferojnë “Duplex.” Por sa besë mund t’i zësh dikujt që pëlqen “Duplex?”

Dikush e krahasoi me “Al Pazar” që në mënyrën e vet është një version rural i “Portokallisë,” por Llakaj e gjeti audiencën e tij. A do ta gjejë “Klanifornia?”

Shtesë: Sapo ishte botuar ky artikull kur Jul Deda del në skenë si subjekti romantik i një personazhi të stereotipizuar gay. Oh Zot, fiks kur menduam se s’mund të ishte më keq se kaq.

Marrë nga Anabel 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz klanifornia marina vjollca versioni i keq i portokallisë klanifornia marina vjollca versioni i keq i portokallisë

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Tetor 2019, 10:37

TIRANË– Bashkëshortja e kryetarit të bashkësisë për Tiranën, Ajola Xoxa ka ndarë një pozë të vjetër, në të cilën tregon se në ditën e fundit të shtatzënisë...