Aktualitet

EMRI/ Vrasja në Kavajë, Policia identifikon autorin, shpallet në kërkim vëllai i Altin Rexhës

Mësohet se autori i vrasjes së tij është një i ri i quajtur Habib Rexha, i vëllai i Altin Rexhës. 

21 Maj 2023, 21:38 Nga I.A
EMRI/ Vrasja në Kavajë, Policia identifikon autorin, shpallet në
Vendi i ngjarjes

KAVAJË- Policia ka identifikuar autorit e vrasjes së Arian Gosës në Kavajë. Mësohet se autori i vrasjes së tij është një i ri i quajtur Habib Rexha, i vëllai i Altin Rexhës. 

31-vjeçari qëlloi me pistoletë Gosën, në kokë teksa po pinte kafe me babain e tij. Më pasi ai u largua nga vendngjarja në këmbë. Shkaku i vrasjës së Gosës është për shkak të hakmarrjes, pasi dy muaj më parë vëllai i tij Edmond Gosa vrau Altin Rexhën, por mbeti dhe vet i vrarë nga kjo ngjarje.

vritet arian gosa habib rexha altin rexha edmond gosa

Sondazh

Poll