Art&Argëtim

“S*ksi më i mirë në komunizëm”, Silva Baltadori tregon dramën: Periodat më erdhën 11 vjeç, mamaja u traumatizua

5 Tetor 2019, 07:43 Nga DOSJA
“S*ksi më i mirë në komunizëm”, Silva Baltadori

Tiranë- Sipërmarrësja Silva Baltadori teksa ka qenë e ftuar në emisionin  “Ftesë në 5” në Top Channel ka folur lirshëm në lidhje edhe me seksin.

Teksa u diskutua rreth studimit të autores Kristen R.Ghodsee, që tregonte se seksi në komunizëm ishte më i mirë, ajo e mbështeti këtë përfundim. Ajo kujtoi dramën e madhe që kishte përjetuar e ëma kur në moshën 11 vjeçare Silvës i kishin ardhur për herë të parë menstruacionet.

“Mua më kanë ardhur periodat kur isha shumë e vogël, 11 vjeç. Po luaja petash, ka qenë fund qershori e mbaj mend si tani. U rrëzova me pantallona të shkurtra, se shkolla mbaronte në 15 qershor dhe ishim të gjithë kalamajtë e pallatit, rashë mbrapsht dhe isha totalisht me hemorragji nga mbrapa. Të gjithë kujtuan se u vrava rëndë, nuk ishte ndonjë dhimbje e madhe, por isha bërë shumë pis”, tregoi ajo.

Nga e gjithë kjo ajo shprehet se mamaja e saj u traumatizua pasi nuk e kishte kuptuar që vajzës saj i kishte ardhur cikli.

“ Ishte një traumë, unë e kujtoj si një traumë të mamasë time që filloi të qante pse më erdhën periodat në moshë kaq të re”,u shpreh Silva.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz rrëfimi i silvës për seksin silva balatadori rrëfimi i silvës për seksin silva balatadori

Sondazh

Poll