Bota

Shkrimi i NY Times/ Derek Chollet: Po tesojmë Vuçiç, kemi vënë shumë sanksione në atë vend

Chollet ka thënë se luftimi i korrupsionit në rajon, është prioritet i lartë i SHBA-së.

18 Maj 2023, 21:38 Nga I.A
Shkrimi i NY Times/ Derek Chollet: Po tesojmë Vuçiç, kemi
Derek Chollet

SHBA- Këshilltari Special i Sekretarit të Shtetit Derek Chollet ka komentuar shkrimin e Neë York Times në lidhje me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Gjatë seancës së sotme në Senat, Chollet ka theksuar se ata po e tesojnë Vuçiç.

“Z. Kryesues ne duhet të testojmë diçka. Ne po e bëjmë këtë me sy të hapur, po e mbajmë përgjegjës Vuçiçin dhe kolegët e tij për korrupsionin e tyre dhe për sjelljet e tyre dhe aktivitetin e tyre. Kemi lëshuar sanksionet ndaj shumë personave në rajon”, ka deklaruar ai.

Chollet ka thënë se luftimi i korrupsionit në rajon, është prioritet i lartë i SHBA-së.

“Kjo nuk ndodhë vetëm në një pjesë të rajonit, korrupsioni e mban rajonin larg integrimit në BE, ky është një prioritet i lartë për ne, ambasadat tona punojnë fort në lidhje me këtë dhe ne në Uashington i kushtojmë vëmendje të madhe”, tha këshilltari special.

Në fjalën e tij, Chollet ka kritikuar Kosovën dhe Serbinë, duke thënë se as njëra e as tjetra nuk janë duke e implementuar marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe në Ohër.

“Nuk po shohim shumë implementim nga asnjëra palë. Z. Escobar është shumë i foksuar në këtë çështje.  Unë pata rastin të bisedojë me Borell gjatë vikendit. BE është mjaftë e fokusuar dhe kjo është arsyeja që ne jemi duke përdorur diplomaci intensive që palët t’a implementojnë marrëveshjen”, tha Chollet.

derek chollet aleksander vucic

Sondazh

Poll