Politike

"Hajde të lahemi"/ Maliqi: Kuçovën ma vodhën! Një pjesë e KZAZ-së nuk kishte kamera, ndikoi dhe Salillari. Maskara u bë në 17 kutitë e fundit

Sipas tij, një pjesë e ambienteve ku janë mbajtur materialet zgjedhore kanë qenë pa kamera. Sipas tij votat e pavlefshme në Kuçovë u ndanë mes kandidatit të PD-së zyrtare dhe kandidatit të PS-së dhe se i gjithë manipulimi është bërë në 17 kutitë e fundit.

18 Maj 2023, 20:35 Nga F.M
"Hajde të lahemi"/ Maliqi: Kuçovën ma vodhën!
Lefter Maliqi

TIRANË- Kandidati i Opozitës për Maliqin, Lefter Maliqi ka deklaruar se ai e ka e ka fituar Kuçovën, por që votat janë vjedhur. I ftuar në studion e Fax News, Maliqi thotë se është i vendosur që të çojë deri në fund betejën e tij për zgjedhjet e 14 Majit.  Maliqi pretendon se në Kuçovë rezultati është ndikuar nga prania e biznesmenit Pëllumb Salillari. Ai thotë se socialistët kanë ndërhyrë në kutitë e votimit, pasi KZAZ-ja është mbyllur për disa orë në mënyrë që numëruesit të laheshin. Sipas tij, një pjesë e ambienteve ku janë mbajtur materialet zgjedhore kanë qenë pa kamera. Sipas tij votat e pavlefshme në Kuçovë u ndanë mes kandidatit të PD-së zyrtare dhe kandidatit të PS-së dhe se i gjithë manipulimi është bërë në 17 kutitë e fundit.

Pjesë nga fjala e Maliqit:

Unë i kam vënë në dijeni të gjithë se shteti ka qenë në Kuçovë, kam vënë në dijeni dhe OSBE-ODHIR, kam qenë sot në takimin e tretë me ta. Në atë Kuçovë të naftëtarëve, të nëpërkëmbur nga pushteti, i tregova narkoshtetit, se Lefter Maliqi me njerëzit e ndershëm, arriti që të thyejë atë bastion. Unë humba me 600 vota, ndërkohë që kandidati i Alibeajt mori 700 vota, edhe pse është miku im. Në Kuçovë në javën e fundit pati vetëm makina policie, dhe makina të forcave speciale. Çuçi vuri në veprim të gjithë policinë e shtetit, ish drejtora, banditë nga jashtë Kuçovës. Lefter Maliqi ka marrë më shumë se 6 mijë vota si kandidat. I shkova oligarkut në zyrë dhe i thashë që je ti kandidati, dhe jo ai që keni vendosur në fletën e votimit. I thashë oligarkut që Lefter Maliqi do të fitojë me njerëzit e thjeshtë, oligarku ka marrë të gjitha tenderat korruptivë të Kuçovës. 4 milionë e 200 mijë euro, janë marrë nga ky person, në një tender abuziv. Janë kapur në supermarkete duke shpërndarë para.

Në javën e fundit me urdhër politik, KESH fikte dritat, dhe në 12 të natës turreshin drejtues të PS-së për të shpërndarë, dhe kapeshin nga ana jonë. Të gjitha këto kamuflimet i bën policia, vetë ne nuk i bëjmë dot. Në Bashkinë Kuçovë vota u shit shtrenjtë, me keqardhje e them, se të gjithë janë miqtë e mi. Policia më mori për verifikim mua dhe shoferin, edhe pse ne denoncuam me emra. Në ditën e zgjedhjeve, pa filluar numërimin KZAZ u mbyll se ikën për tu larë numëruesit. Kishte një derë që nuk e kapte kamera, ne kishim vetëm 3 numërues, 2 të tjerë i kishte Alibeaj. Një prej tavolinave nuk e kapte kamera fare, dhe çfarë ndodh? Deri në 12 të ditës unë isha para me vota, ndërkohë që në një qendër votimi në Krrëkëz, kishte 50 vota të emigrantëve. Kemi gjetur kuti votimi pa vula, në kosh, të gjitha janë të fotografuara. E gjithë maskra është bërë në 17 kutitë e fundit të votimit.

lefter maliqi zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll