Bota

Skandali 'KatarGate'/ Italia miraton kërkesën për ekstradim të Andrea Coccolino në Belgjikë

Gjykata e Lartë duhet të thërrasë seancën dëgjimore brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës.

17 Maj 2023, 09:57 Nga a.l
Skandali 'KatarGate'/ Italia miraton kërkesën për
Andrea Coccolino

ITALI- Gjykata e Apelit e Napolit ka pranuar kërkesën e ekstradimit të eurodeputetit Andrea Coccolino në Belgjikë në kuadër të hetimeve për skandalin e 'Katargate'.

Hetuesit belgë, të cilët hipotezojnë krimin e korrupsionit ndërkombëtar, 10 shkurtin e kaluar lëshuan një urdhër arresti evropian për eurodeputetin italian. 

Megjithatë, ekstradimi i Coccolino është i ngrirë deri në vendimin e Gjykatës së Kasacionit, ku do të apelojnë avokatët e eurodeputetit. Ata kanë 5 ditë kohë për ta paraqitur. Gjykata e Lartë duhet të thërrasë seancën dëgjimore brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës, shkruajnë mediat italiane. 

Skandali 'KatarGate' 

Në skandalin 'KatarGate' u përshi eurodeputetja dhe ish zëvendësja presidentja e PE-së Eva Kaili, bashkëshorti i saj Francesco Giorgi, ish eurodeputeti italian, Anoni Panceri dhe babai i Eva Kailit. Kjo e fundit disa ditë më parë me vendim gjykate u lirua nga burgu dhe monitorohet me bylyzyk elektronik nga shtëpia e saj. Skandali mori emrin 'KatarGate' për shkak të përfshirjes së Katarit, pasi zyrtarët e këtij shteti paguan shuma të mëdha për të ndikuar në vendime politike dhe ekonomike. Në total nga operacioni i autoriteteve belge, u sekuestruan 1.5 milionë euro të përfituara në formë ryshfeti.  

skandali i katargate

Sondazh

Poll