Bota

Tragjedi në Zelandën e Re/ Merr flakë bujtina në Wellington, 6 të vdekur, 11 të zhdukur

Autoritetet thanë se 52 persona u nxorën nga ndërtesa pasi u njoftuan për zjarrin në orën 12:25.

16 Maj 2023, 08:24 Nga a.l

 

Tragjedi në Zelandën e Re/ Merr flakë bujtina në Wellington,
Zjarr në Zelandën e Re

 

ZELANDA E RE- Një ngjarje e rëndëështë raportuar në Zelandën e Re. Mediat e huaja raportojnë se një bujtinë në kryeqytet, Wellington është përfshirë nga lfakët duke lënë të vdekur 6 persona dhe 11 të tjetë nuk janë gjendur ende. 

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës të së martës. Kryeministri, Chris Hipkins, i cili vizitoi vendin e ngjarjes të martën në mëngjes, bëri me dije se të paktën 6 persona kishin vdekur dhe ky numër mund të rritet.

Autoritetet thanë se 52 persona u nxorën nga ndërtesa pasi u njoftuan për zjarrin në orën 12:25. Më shumë se 10 automjete zjarrfikëse iu përgjigjën urgjencës gjatë gjithë mëngjesit dhe zjarri u shua pas orës 6 të mëngjesit. 

zelanda e re

Sondazh

Poll