Politike

Këlliçi: Në Tiranë gara është e fortë, rezultati do të jetë suprizues

Këlliçi tha se njësitë 2, 3 dhe 8 janë ato ku opozita ka shënuar rezultate pozitive deri tani. 

15 Maj 2023, 00:52 Nga I.A
Këlliçi: Në Tiranë gara është e fortë,
Belind Këlliçi

TIRANË- Kandidati për kryebashkiak në Tiranë Belind Këlliçi u shpreh se rezultati në Tiranë do të jetë surprizues. Në një lidhje direkte për Syri Tv, Këlliçi tha se njësitë 2, 3 dhe 8 janë ato ku opozita ka shënuar rezultate pozitive deri tani. Këlliçi kishte një mesazh edhe për komisionerët, duke iu kërkuar atyre të numërojnë çdo votë dhe të bëjnë rezistencë deri në votën e fundit. Ai shtoi gjithashtu se gara në Tiranë, referuar shifrave paraprake, është mjaft e fortë. 

"Të gjithë numëruesve u bëj thirrje të numërojmë çdo votë, të bëjnë qëndresë deri në votën e fundit. Kjo është një garë shumë e fortë në Tiranë. I garantoj të gjithë demokratët se rezultati do të jetë shumë i mirë dhe surprizues. Nga kutitë e numëruara, gjysmat i kemi fituar gjysma jo. Numëruesit të jenë në këmbë, Tirana do të jetë një surprizë shumë e mirë. Është një makineri pushteti që ushqehet me para të pista, është hedhur lumë rrugëve të Tiranës për të deformuar rezultatin", u shpreh Këlliçi. 

belind këlliçi zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll