Politike

Këlcyra nis NUMËRIMIN/ Kandidati i PS-së kryeson me 39 vota, të dhënat PARAPRAKE

Ndërkohë kandidati i Bashkë Fitojmë, Arjan Kasaj ka marrë 106 vota ose 38.41 %. Sakaq, kandidati i PD,  Adriatik Spahiu, me 25 vota ose 9.06 %. 

15 Maj 2023, 00:46 Nga a.l
Këlcyra nis NUMËRIMIN/ Kandidati i PS-së kryeson me 39 vota,
Numërimi në Këlcyrë

KËLCYRË- Procesi i numërimit të votave ka nisur edhe në Këlcyrë. Nga 17 kuti në total, deri më tani janë numëruar vetëm 2 kuti. Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e para, sipas të cilave mësohet se kandidati i PS-së, Klement Ndoni ka marrë deri më tani 145 vota, ose 55.54%. 

Ndërkohë kandidati i Bashkë Fitojmë, Arjan Kasaj ka marrë 106 vota ose 38.41 %. Sakaq, kandidati i PD,  Adriatik Spahiu, me 25 vota ose 9.06 %. 

Në procesin e numërimit të votave deri më tani nuk janë hasur incidente apo probleme të tjera. Numëruesit dhe komisionerët kanë vijuar punën sipas udhëzimeve. 

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll