Aktualitet

Ambasadorja greke mbërrin në komisariatin e Vlorës, kërkon informacione për Belerin, pret te sporteli për përgjigje

Konstantina Kamitsi ka kërkuar të informohet nga drejtoria e policisë mbi gjendjen e Fredi Belerit, me arsyetimin se është qytetar grek.

12 Maj 2023, 14:50 Nga A.B
Ambasadorja greke mbërrin në komisariatin e Vlorës, kërkon
Konstantina Kamitsi

VLORË - Ambasadorja greke është drejtuar Komisariatit të qytetit, ku ka pyetur për të arrestuar Fredi Beleri. Sapo ka ardhur në Vlorë, Konstantina Kamitsi ka kërkuar të informohet nga drejtoria e policisë mbi gjendjen e Fredi Belerit, me arsyetimin se është qytetar grek.

Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë', Fredi Beleri u arrestua për akuzën e shit-blerjes së votës për zgjedhjet e së dielës. Ditët e fundit ai ka qenë në qendër të akuzave të kryeministrit Edi Rama për ndikimin që ka bërë në mediat greke për helenizimin e Himarës. Ai u ndalua para lokalit të tij me 3 persona të tjerë, avokatë, dhe përfaqësues të shtabit elektoral. Beleri u akuzua për veprat penale: “Aktivitet për zgjedhjet në bashkëpunim”. Beleri ka deklaruar se nuk është i përfshirë në shit-blerje të votës, por kjo nuk është në burg. Nga ana tjetër, Greqia bën fjalë për lirimin e tij. Ministria e Jashtëm Grek, Nikos Dendias kërkon lirimin e Belerit, nëse s'ka prova./Dosja.al

arrestohet fredi beleri

Sondazh

Poll