Aktualitet

Ambasadorja greke informon kolegët e saj për arrestimin e Belerit, niset drejt komisariatit të Vlorës

Ambasadorja Kamitsi pas udhëzimeve të ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, është nisur për në Komisariatin e Policisë së Vlorës, për të takuar nga afër Belerin.

12 Maj 2023, 13:26 Nga I.A
Ambasadorja greke informon kolegët e saj për arrestimin e Belerit,
Fredi Beleri

TIRANË- Ambasadorja e Greqisë në vend Konstantina Kamitsi ka informuar ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Shqipëri për arrestimin e kandidatit për kryebashkiak të Himarës Fredi Beleri. Ambasadorja Kamitsi pas udhëzimeve të ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, është nisur për në Komisariatin e Policisë së Vlorës, për të takuar nga afër Belerin. Më herët, sipas një njoftimi të Ministrisë së Jashtme, ambasadorja greke kishte bërë një vizitë përkatëse në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë. 

Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë', Fredi Beleri u arrestua për akuzën e shit-blerjes së votës për zgjedhjet e së dielës. Ditët e fundit ai ka qenë në qendër të akuzave të kryeministrit Edi Rama për deklaratën e bërë në mediat greke për helenizimin e Himarës. Ai u ndalua para lokalit të tij bashkë me 3 persona të tjerë, avokati, dhe përfaqësues të shtabit elektoral. Beleri u akuzua për veprat penale: “korrupsionit aktiv për zgjedhje kryer në bashkëpunim”. Beleri ka deklaruar se nuk është i përfshirë në shit-blerje të votës, por pavarësisht kësaj, është lënë në burg. Nga ana tjetër, Greqia bën thirrje për lirimin e tij. Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias kërkon lirimin e Belerit, nëse s'ka prova./Dosja.al

konstantina kamitsi fredi beleri arrestohet fredi beleri

Sondazh

Poll