Bota

ME VIDEO/ Shpërthim në Bakhmut, qyteti mbulohet nga një re e bardhë/ Ukraina: Rusia ka përdorur bomba me fosfor

Në pamjet me dron të publikuara nga ushtria ukrainase, Bakhmut shihet në flakë ndërsa një re e bardhë mbulon qytetin, duke ngritur dyshimet së është përdorur substanca e ndaluar. 

7 Maj 2023, 11:22 Nga a.l
ME VIDEO/ Shpërthim në Bakhmut, qyteti mbulohet nga një re e
Lufta në Ukrainë

RUSI- Ukraina ka akuzuar Rusinë se ka sulmuar qytetin e rrethuar të Bakhmutit me municione fosfori. Në pamjet me dron të publikuara nga ushtria ukrainase, Bakhmut shihet në flakë ndërsa një re e bardhë mbulon qytetin, duke ngritur dyshimet së është përdorur substanca e ndaluar. 

Armët me fosfor të bardhë nuk janë të ndaluara, por përdorimi i tyre në zonat civile konsiderohet një krim lufte.
Ato krijojnë zjarre me përhapje të shpejtë që janë shumë të vështira për t'u shuar. Rusia është akuzuar për përdorimin e tyre edhe më parë. Rusia është përpjekur të kapë Bakhmutin për muaj të tërë, pavarësisht vlerës së saj të dyshimtë strategjike. Zyrtarët perëndimorë kanë vlerësuar se mijëra trupa të Moskës kanë vdekur në sulm, shkruan CNN.

Moska kurrë nuk e ka pranuar publikisht përdorimin e substancës dhe vitin e kaluar Sekretari i Shtypit i Kremlinit, Dmitry Peskov këmbënguli se Rusia nuk ka shkelur kurrë konventat ndërkombëtare pasi presidenti ukrainas Volodymyr ZelenskYy tha se ajo ishte përdorur. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll