Aktualitet

Përndoqi për 1 vit një 17 vjeçare në Elbasan, arrestohet 24-vjeçari (EMRI)

Rexhepi e përndiqte nëpër rrugë, të miturën, ndërsa puna për arrestimin e tij nisi pas kallëzimit të të përndjekurës.

1 Maj 2023, 13:01 Nga A.B
Përndoqi për 1 vit një 17 vjeçare në Elbasan,
Policia

ELBASAN- Mikel Rexhepi, është vënë në prangat e policisë në Elbasan, pasi përndoqi për një vit, një 17 vjeçare. Rexhepi e përndiqte nëpër rrugë, të miturën, ndërsa puna për arrestimin e tij nisi pas kallëzimit të të përndjekurës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Përndoqi në rrugë, për 1 vit, një 17-vjeçare, pas kallëzimit të saj në Polici, kapet dhe vihet në pranga 24-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase 17 vjeçe, se shtetasi M. R. e përndiqte në rrugë, në mënyrë të vazhdueshme, prej 1 viti, organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.

Bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u bë e mundur kapja dhe ndalimi shtetasit M. R., 24 vjeç, banues në Elbasan. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

mikel rexhepi

Sondazh

Poll