Aktualitet

Temperatura deri në 22 gradë dhe reshje të pakta shiu në veri, parashikimi i motit për sot

Temperaturat minimale do të luhaten 4- 12 gradë, temperaturat maksimale parashikohen pa luhatje 16 -18°C në veri , 19 -22°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit.

30 Prill 2023, 07:19 Nga A.B
Temperatura deri në 22 gradë dhe reshje të pakta shiu në
Moti

TIRANË- Dita e sotme do të jetë një ditë përgjithësisht me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje të pakta në veri, veriperëndim. Temperaturat minimale do të luhaten 4- 12 gradë, temperaturat maksimale parashikohen pa luhatje 16 -18°C në veri , 19 -22°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit.

Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3-4 balle ne det te hapur.

Sa i përket motit nëpër botë parashikohet që ishujt britanikë, Skandinavia dhe Evropa qendrore do të jenë me vranësira dhe reshje shiu dhe stuhi. Ecropa jug-perëndimore do të jetë me vranësira dhe diell, Evropa juglindore do të jetë me diell.

moti

Sondazh

Poll