Aktualitet

Aksident në Vlorë, Audi përfundon në kanal, lëndohet drejtuesi i mjetit

Mësohet se makina tip 'Audi' ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal. 

29 Prill 2023, 15:32 Nga I.A
Aksident në Vlorë, Audi përfundon në kanal, lëndohet
Foto Ilustruesee

VLORË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se makina tip 'Audi' ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal. 

Aksidenti i rëndë ka ndodhur pranë pyllit të Sodës, ndërkohë që ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit. Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, por në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe policia për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

aksident ne vlore

Sondazh

Poll