Politike

"Shpërdoruan burimet publike për fushatë"- KQZ pranon denoncimin nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit

KShH u vu në dijeni se Zyra Vendore Arsimore e Qarkut Korҫë, por jo vetëm, nëpërmjet një tabele Excel, kanë kërkuar nga shkollat e mesme dhe 9-vjeçare të qarkut përkatës, informacion në lidhje me veprimtaritë e adresave zyrtare në rrjete sociale të këtyre institucioneve arsimore

27 Prill 2023, 18:29 Nga A.B
"Shpërdoruan burimet publike për fushatë"- KQZ pranon
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pranuar denoncimin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Komisioni vlerësoi ndodhemi përpara një shkelje administrative të Kodit Zgjedhor, ndaj urdhëroi KQZ që të ndalohet ri-postimi i aktivitetit në rrjete sociale i profilit personal të çdo Ministri.

Ç'denoncoi KSHH?

Komiteti Shqiptar i Helsinkit depozitoi pak ditë më parë një denoncim në KQZ sa i takon shpërdorimit të burimeve publike në funksion të fushatës zgjedhore. KShH u vu në dijeni se Zyra Vendore Arsimore e Qarkut Korҫë, por jo vetëm, nëpërmjet një tabele Excel, kanë kërkuar nga shkollat e mesme dhe 9-vjeçare të qarkut përkatës, informacion në lidhje me veprimtaritë e adresave zyrtare në rrjete sociale të këtyre institucioneve arsimore, ndër të tjera edhe informacion mbi numrin e ri-postimeve që adresat zyrtare të shkollave kanë realizuar nga postimet e profilit të Ministres së Arsimit dhe Sporteve.

Provat iu vunë në dispozicion Komisionerit, i cili dha urdhër për të ndaluar ri-postimet në rrjetet sociale./Dosja.al

kqz komiteti shqiptar i helsinkit

Sondazh

Poll