Art&Argëtim

Hoqi Fifin nga emisioni, Luana zbulon këngëtaren e re që do e shoqërojë në emision

28 Shtator 2019, 19:19 Nga DOSJA
Hoqi Fifin nga emisioni, Luana zbulon këngëtaren e re që do e

TIRANË- Ka nisur sot emisioni, “Shiko kush Luan” në Top Channel. Nga sezoni i fundit, nuk kishte ndryshime, pasi emisioni do të drejtohet sërish nga Luana Vjollca dhe formula do jetë e ngjashme me vitet e kaluara.

Por ndryshime ka tek kapitenët e dy skuadrave, pasi është larguar Adi Pojana dhe është zëvendësuar me aktorin Rezart Veleshnja.

Një pjesëtare e stafit që mungonte ishte dhe Fifi, e cila lajmin për largimin e saj e ka ndarë pak ditë më parë me ndjekësin.

Luana nuk e sqaroi pse këngëtarja është larguar, por zbuloi atë që do ta zëvendësojë. Era Rusi tashmë do jetë këngëtarja që do jetë pjesë e “Shiko kush luan”, ku do jetë dhe pjesë e lojrave së bashku me të ftuarit special.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz era rusi fifi luana vjollca shiko kush luan era rusi fifi luana vjollca shiko kush luan

Sondazh

Poll