Aktualitet

Banorët e Bërxullës në protestë para Kadastrës: Do hyjmë me forcë në Hipotekë

Ata kanë deklaruar se nëse nuk marrin zgjidhje për problemet me pronat e tyre do të hyjnë me forcë në Hipotekë.

13 Prill 2023, 08:47 Nga I.A
Banorët e Bërxullës në protestë para Kadastrës: Do
Banoret

TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë dalë në protestë ditën e sotme para Hipotekës. Ata kanë deklaruar se nëse nuk marrin zgjidhje për problemet me pronat e tyre do të hyjnë me forcë në Hipotekë. Po ashtu banorët kanë theksuar se sorollatja që po u bëhet atyre duhet që të marrë fund. 

"Ne si banorë të thjeshtë kemi 7 muaj që protestojmë dhe nuk kemi bërë asnjë akt dhune. Kërkojmë certifikimin e pronave dhe banesave. Këta kanë filluar nxjerrin ca teori. Ka aplikuar tjetri dhe i thotë duhet të vijnë të parët tuaj dhe të bëjnë aplikim, pra të vdekurit. Zotëria ka bërë aplikim që në 2015. Këta nuk ja legalizojnë. Thotë sillni edhe njëherë aplikime. Unë i bëj thirrje Agron Çerrit të na sjellë një përfaqësues. Duhet të na japin shpjegim. Pasha zotin nuk do kenë hall e derman pa i certifikuar ato prona. Çdo ditë po na sosin durimin me paligjshmërinë që po bëjnë.

Ne vijmë si njerëz, kurse këta si skutha që nuk kanë parë diell me sy. Këto janë sorollatja që i bëhen popullit që mos na bëjnë punë, kjo bëhet për të vjedhur. Gjurmën e rrugës e dinë ata, kurse banesat që preken nuk e dinë. Na kanë kërkuar një listë që ti dërgojmë, ku janë personat që preken. Do të hyjmë brenda në hipotekë, do përplasemi me policinë. Duhet të bëhemi edhe në si Dallëndyshe Bici, të bëhemi dallëndyshe që të flatrojmë nga një pjesë e tokës të dalim te tjetra” tha një prej banorëve.

banoret e berxulles ne proteste

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Prill 2023, 22:55 k.m.

Tërmet në Librazhd

Foto ilustruese ELBASAN- Lëkundje tërmeti në qarkun e Elbasanit. Mbrëmjen e sotme, rreth orës 22.48, në qarkun e Elbasanit ka...