Aktualitet

Ish-oficeri britanik ngre alarmin për emigrantët: Situata do përkeqësohet gjatë verës! Merrni masa, detyroni francezët të na ndihmojnë ose sanksionojini

Parry ka sugjeruar forcimin e teknologjisë për të identifikuar se kur nisen anijet nga Franca si dhe gjithashtu vendosjen e ‘sanksioneve politike’ ndaj francezëve nëse ata nuk luajnë rolin e tyre.

13 Prill 2023, 07:59 Nga F.M
Ish-oficeri britanik ngre alarmin për emigrantët: Situata do
Emigrantë

BRITANI E MADHE- Situata në Britaninë e Madhe pritet të përkeqësohet pasi numri i emigrantëve pritet të rritet. Ish-oficeri i lartë detar britanik, Chris Parry kritikoi qeveritë britanike dhe franceze për dështimin për të goditur kontrabandistët e njerëzve dhe ata që përpiqen të hyjnë ilegalisht në vend. Daily Mail shkruan se Parry ka sugjeruar forcimin e teknologjisë për të identifikuar se kur nisen anijet nga Franca si dhe gjithashtu vendosjen e ‘sanksioneve politike’ ndaj francezëve nëse ata nuk luajnë rolin e tyre.

Parry, një admiral në pension i Marinës Mbretërore, tha për TalkTV se situata ka të ngjarë të përkeqësohet gjatë verës.

"Tani kemi atë që ne e quajmë sezonin e lundrimit me varkë dhe aktualisht, me legjislacionin dhe marrëveshjet në fuqi, ne do të jemi të mbingarkuar. Nëse mendoni se shifrat e vitit të kaluar ishin të këqija, do të jetë edhe më keq këtë vit. Qeveria e zgjedh këtë në mënyrë taktike, nuk shikon strategjinë e përgjithshme,”- tha ai.

“Ne duhet t'i zbulojmë këta njerëz ndërsa po futen në ujë, jo kur vijnë në vendin tonë. E vetmja mënyrë për ta bërë këtë është të kesh teknologji të mirë që t’i identifikojë nga ajri. Duhet edhe që francezët të luajnë rolin e tyre. Nëse francezët nuk zbatojnë ligjin dhe nuk na ndihmojnë, sepse kjo është një krizë humanitare që prek të dyja anët e Kanalit, duhet të aplikojmë sanksione politike. Unë dyshoj se BE do të ushtronte presion shumë të madh në MB nëse do të ishte anasjelltas,”- vijoi ai.

Më shumë se 1,100 emigrantë kaluan kanalin javën e kaluar, ndërsa më shumë se 4,500 e bënë vetëm në vitin 2023. Mes tyre ka pasur edhe shumë shqiptarë të cilët kanë qenë kryefjala e mediave britanike muajt e fundit. Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në Britaninë e Madhe ku u takua me kryeministrin Rishi Sunak dhe nënshkruan një marrëveshje. Të gjithë shqiptarët që po e vuajnë dënimin në burgjet angleze, do të ekstradohen në atdhe. Kjo gjë do të bëhet gradualisht.

Vizia e Ramës erdhi pas një retorike të ashpër që tensionoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe. Sekretarja e Brendshme Suella Braverman është treguar mjaft e ashpër dhe e ka konsideruar një pushtim emigrimin e shqiptarëve në Britani.

Gjuha e Braverman është krahasuar me atë të nazistëve. Një e mbijetuar e Holokaustit rrëfeu për Sky Neës se gjuha e përdorur nga Sekretarja e Brendshme Suella Braverman për të përshkruar emigrantët është shumë e ngjashme me atë që u përdor në Gjermaninë naziste kundër popullit hebre. Joan Salter, 83 vjeçe, tha se kur dëgjonte termat 'tufë' dhe 'pushtim', i kujtohej gjuha e përdorur për të justifikuar vrasjen e familjes së saj dhe miliona të tjerëve. Megjithatë Braverman nuk dorëzohet! Ajo vazhdon të mendojë njësoj dhe ka rinisur negociatat për dëbimin e emigrantëve drejt Ruandas, të cilin e konsideron një vend të sigurtë.

chris parry shqiptaret ne angli shqiptaret ne britani

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Prill 2023, 22:55 k.m.

Tërmet në Librazhd

Foto ilustruese ELBASAN- Lëkundje tërmeti në qarkun e Elbasanit. Mbrëmjen e sotme, rreth orës 22.48, në qarkun e Elbasanit ka...