Ekonomi

E trishtë/ U aksidentua 9 muaj më parë, Egzon Kryeziu betejën me vdekje, ndërron jetë në Stamboll

28 Shtator 2019, 06:06 Nga DOSJA
E trishtë/ U aksidentua 9 muaj më parë, Egzon Kryeziu

TURQI– Një lajm i hidhur ka prekur zemrat e të gjithëve, pasi Egzon Kryeziu ka humbur jetën në një spital në Stamboll.

I riu Egzon Kryeziu ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme, lajm i cili është bërë i ditur nga vetë i ati i tij. 

Egzoni kishte 9 muaj që luftonte me vdekjen, pasi kishte marrë plagë të rënda gjatë një aksideti rrugor të ndodhur në  29 dhjetor të 2018-ës.

“Ju njoftoj me pikëlim te thellë se djali jonë Egzon Kryeziu sot në Stamboll ndërojë jetë pas 9 muaj luftimit me plagët të mara nga aksidenti i rëndë. I falenderojmë te gjithë të cilët kanë ndihmuar per tu sheruar. Per diten e varrimit ju njoftojmë me kohë. Familja Kryeziu”, shkruan Ramë Kryeziu në Facebook.

Vetëm pak ditë më parë, imami Elvis Naçi dha lajmin se ishin mbledhur paratë për kurimin e Egzonit në Turqi, por fatkeqësisht i riu nuk ia doli që të fitonte betejën. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale egzon kryeziu egzon kryeziu

Sondazh

Poll