Bota

Enea i porsalindur braktiset pranë Poliklinikës së Milanos, nëna lë letrën prekëse pranë tij: Mami më do, por s'kujdeset dot për mua!

Fëmija peshon rreth 2.6 kilogramë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

10 Prill 2023, 22:03 Nga k.m.
Enea i porsalindur braktiset pranë Poliklinikës së Milanos,
Foto ilustruese

ITALI- Një foshnjë e lindur pak ditë më parë është gjetur në ditën e Pashkëve në “Djepin e Jetës” të klinikës Mangiagalli në Milano. Fëmija peshon rreth 2.6 kilogramë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Pranë të porsalindurit, një letër, me shumw gjasa e shkruar nga nwna e tij: Përshëndetje, unë quhem Enea. Unë kam lindur në spital sepse nëna ime donte të sigurohej që gjithçka të ishte në rregull dhe të jemi sa më shumë bashkë.

Nëna gjithashtu shkruan se i vogli “është super i shëndetshëm dhe të gjitha analizat e bëra në spital janë në rregull”. Gruaja gjithashtu shkruante se do të shkruante se e donte shumë tw birin, por se nuk mund të kujdesej për të. Ndërkohë, një lajm i mirë vjen sot nga poliklinika ku bëhet me dije se për foshnjën tanimë është gjetur një strehë e sigurt, ku një familje ka dalë vullnetare për ta birësuar dhe kujdesur për të./Tg

milano

Sondazh

Poll