Shqiptarët u rrinë "larg" bankave. Bëjnë pagesa me cash dhe marrin borxh te familjarët
Foto ilustruese TIRANË- Shqipëria është ndër vendet ku qytetarët nuk janë shumë të lidhur me sistemin ban...
Vendi ynë nuk ka një flotë peshkimi të mirëfilltë që të plotësojë nevojat në tregun vendas, ndaj tregu nga varësi nga importi dhe çmimet e tij.
Rritja e përgjithshme e çmimeve u frenua në muajin mars te këtij viti në 5.3%, por shtrenjtimi i ushqimeve vijoi me ritme dyshifrore duke lajmëruar se kostot e jetesës vijojnë të jenë të rënduara edhe pse në nisje të sezonit të prodhimeve bujqësore vendase. Teksa inflacioni u rrit me vetëm 5.3% në mars, çmimet e grupit të ushqimeve u rriten me 11 për qind, ndërsa në mes tyre disa artikuj bazë të shportës u zgjeruan me ritme katër herë më shumë se inflacioni, 20%.
P.sh. grupi i bulmetit vijoi të ketë rritjen vjetore më të lartë të çmimeve edhe në muajin mars. INSTAT raportoi se çmimet e bulmetit ishin gati 21 për qind më të larta se marsin e vitit 2022. Të dhënat nga tregu për nënprodukte të qumështit si djathi dhe gjalpi tregojnë për dyfishim të çmimeve përgjatë vitit të fundit. Tregu i bulmetit po përjeton një krizë të shkaktuar nga rënia e numrit të krerëve dhe prodhimit vendas në blegtori si rrjedhojë e falimentit masiv të fermave të vogla bujqësore me 2-3 krerë.

Pas bulmetit rritjen më të lartë të çmimeve e kishte peshku me rreth 16%. Vendi ynë nuk ka një flotë peshkimi të mirëfilltë që të plotësojë nevojat në tregun vendas, ndaj tregu nga varësi nga importi dhe çmimet e tij.
Çmimet e zarzavateve dhe patateve u rriten me 13.6 për qind. Ritmet e rritjes në këtë grup u ringjallen pas një qetësie disa mujore. Në mars rritja u nxit më së shumti nga çmimi shumë i lartë i qepës. Qepa si një produkt bazë në gatime po shitet nga 150-200 për kilogram si pasojë e mungesës së prodhimit vendas. Ekspertët e bujqësisë pohuan se sezonin e kaluar mbollën më pak qepë në Korçë si rrjedhojë e zëvendësimit e tyre me kulturat e drithërave.
Çmimet e ushqimeve të përpunuara të tilla si, vaji, makaronat, orizi, sheqeri etj. gjithashtu ishin 10% më të larta se në marsin e vitit 2023. Çmimet e ushqimeve të përpunuara në vendin tonë po qëndrojnë në nivele të larta edhe pse në tregun ndërkombëtar ato po shënojnë rënie dhe nga ana tjetër kursi i këmbimit po favorizon uljen e tyre. Një euro tashmë po kushton 6% më pak se marsin e vitit të kaluar, duke bërë që importet në euro të jenë 6 % më të lira.
Çmimi i mishit gjithashtu ishte 11.4% më i lartë se në mars të vitit 2022. Arsyet janë të njëjta si për bulmetin. Furnizimet nga tregu i brendshëm kanë rënë teksa importet për këtë produkt janë me rritje. Rritja e çmimeve të ushqimeve në vendin tonë e ndikon shumë negativisht koston e jetesës, pasi shqiptarët çojnë më shumë se 40 për qind të shpenzimeve mujore për blerjen e tyre./Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Shqipëria është ndër vendet ku qytetarët nuk janë shumë të lidhur me sistemin ban...
Foto Ilustruese TIRANË- Që prej dinozaurëve, historia e botës natyrore e njerëzore na ka mësuar se përshtatja me ndryshi...
Foto Ilustruese TIRANË- Kur merrni vendimin për të marrë para hua, a i drejtoheni miqve dhe familjes për ndihmë financiare, a...
Foto Ilustruese TIRANË- Ashtu dhe siç kishin paralajmëruar më parë, prodhuesit e birrës i janë drejtuar Gjykatës ...
Foto Ilustruese TIRANË- Të drekosh në restorant në Tiranë tashmë të kushton shumë më shtrenjtë se vjet. &...
Jerome Powell Mendohej se shtrëngimi më i shpejtë i politikës monetare globale në 40 vjet, do t’i jepte një goditje t&e...
Macron FRANCË- Presidenti francez ishte i kujdesshëm, por dukej optimist, teksa qëndronte i ulur duke biseduar me gazetarët në zyr...
Ministria e Financave TIRANË- Pas alarmit të prodhuesve të birrës për falimentim, Ministria e Financave dhe Ekonomisë më...
Foto ilustruese TIRANË- Pesha e prodhimit vendas në treg prej muajsh është ulur ndjeshëm, ku disa produkte vendase po zë...
Matteo Zoppas TIRANË- Shqipëria shihet nga Italia si një portë hyrëse në Ballkan. Matteo Zoppas, president i Agjencis&eu...