Ekonomi

Shqiptarët u rrinë "larg" bankave. Bëjnë pagesa me cash dhe marrin borxh te familjarët

Digjitalizimi i ekonomisë së Shqipërisë ka ecur ngadalë, ku nga viti 2014 në 2021, llogaritë bankare janë rritur me vetëm 10%.

10 Prill 2023, 15:42 Nga k.m.
Shqiptarët u rrinë "larg" bankave. Bëjnë pagesa me
Foto ilustruese

TIRANË- Shqipëria është ndër vendet ku qytetarët nuk janë shumë të lidhur me sistemin bankar të paktën për vitin 2021, studiuar nga Global Findex, i Bankës Botërore.

Fillimisht, digjitalizimi i ekonomisë së Shqipërisë ka ecur ngadalë, ku nga viti 2014 në 2021, llogaritë bankare janë rritur me vetëm 10%. Gjithsesi, indeksi raporton se shumica e shqiptarëve me akses bankar zgjodhën të paguajnë faturat përsëri me para cash.

Shqiptarët u rrinë "larg" bankave. Bëjnë pagesa me

16% e shqiptarëve të rritur, të lidhur me pagesa shtetërore si pensione, subvencione ndihmëse etj, i morën ato në formë cash për shkak të mungesës së llogarive bankare.

Sipas Indeksit, marrëdhëniet e ulëta me bankat vijnë si pasojë e besimit të ulët në sistem ose mungesë parash. Në të njëjtin raport tregohet se 30% e shqiptarëve huazojnë para të thata, nga familjarët apo miqtë e tyre dhe vetëm 13% huazojnë nga institucionet financiare. Shifra më e lartë ndër vendet europiane, pas Turqisë, Moldavisë dhe Ukrainës.

Përfshirja e qytetarëve në sistemin bankar është një synim ndërkombëtar dhe lokal po ashtu, për të ulur informalitetin dhe sasinë e parave të pakontrolluara në qarkullim, si edhe për të rritur edukimin financiar tek individët.  Në viti 2022, në një dalje për media, Guvernatori Gent Sejko tha se rreth 69% e shqiptarëve kanë një llogari bankare./GazetaSi

bankat ne shqiperi

Sondazh

Poll

Ekonomi 9 Prill 2023, 08:18 I.A

Ekonomia e fortë dhe inflacioni

Jerome Powell Mendohej se shtrëngimi më i shpejtë i politikës monetare globale në 40 vjet, do t’i jepte një goditje t&e...

Ekonomi 9 Prill 2023, 08:15 I.A

Diplomacia franceze

Macron FRANCË- Presidenti francez ishte i kujdesshëm, por dukej optimist, teksa qëndronte i ulur duke biseduar me gazetarët në zyr...

Ekonomi 9 Prill 2023, 08:07 I.A

Importet “mbysin” produktet shqiptare

Foto ilustruese TIRANË- Pesha e prodhimit vendas në treg prej muajsh është ulur ndjeshëm, ku disa produkte vendase po zë...