Aktualitet

Aksion në Vlorë e Fier! Gjendet furgoni i mbushur me drogë dhe skafi në Darëzezë, 'Delta Force' nis kontrollet në det, FNSH mësyn pyllin

‘Delta Forcë’ po kryen kontrolle në det, ndërsa Policia e Vlorës dhe ajo e Fierit po asistohet nga Forcat e Ndërhyrhjes së Shpejtë për të vijuar operacionin nga toka.

8 Prill 2023, 20:03 Nga F.M
Aksion në Vlorë e Fier! Gjendet furgoni i mbushur me drogë dhe
Vlorë

VLORË- Një aksion antidrogë po zhvillohet në Vlorë e Fier, pas gjetjes së një skafi e një furgoni të mbushur me drogë. Mjetet u gjetën në Darëzezë të Fierit dhe dyshohet se do të përdoreshin për transportimin e lëndës narkotike drejt Italisë.

Ndaj, ‘Delta Forcë’ po kryen kontrolle në det, ndërsa Policia e Vlorës dhe ajo e Fierit po asistohet nga Forcat e Ndërhyrhjes së Shpejtë për të vijuar operacionin nga toka.

Kontrollohet po fokusohen në vijën bregdetare nga hidrovori i Vlorës, pylli i Poros, Delisuf, grykëderdhje e Vjosës dhe në bregdetin e Semanit. Nuk dihet ende sasia e drogës që është gjetur në furgon. Ende nuk bëhet me dije nëse nga operacioni ka persona të arrestuar.

aksion ne vlore

Sondazh

Poll