Aktualitet

U nda nga jeta pak ditë më parë, mbahen homazhe në nder të regjisorit Kristaq Mitro

Mitro vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ndodhej në Austri për një ndërhyrje, por nuk ia ka dalë të fitojë betejën me vdekjen.

8 Prill 2023, 14:48 Nga A.B
U nda nga jeta pak ditë më parë, mbahen homazhe në nder
Homazhet

TIRANË- Ditën e sotme janë zhvilluar homazhet në Akademinë e Arteve për nder të regjisorit Kristaq Mitro, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë në moshën 77-vjeçare. Mitro vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ndodhej në Austri për një ndërhyrje, por nuk ia ka dalë të fitojë betejën me vdekjen.

Të afërm, miq, bashkëpunëtorë e kolegë kanë nderuar figurën e regjisorit të njohur dhe të dashur për publikun përmes veprave të tij të pavdekshme.

Filmat e tij të realizuar ndër vite kanë mbetur për publikun, ndërsa vlerësimet nuk kanë munguar jo vetëm brenda kufijve shqiptarë, por dhe më gjerë. Kontributi i tij si regjisor nuk mungon në filmat si “Njeriu i mirë”, “Duaje emrin tënd”, “Dimri i fundit”, etj. Regjisori i dhjetëra filmave shqiptarë aktualisht jepte kontributin e tij si pedagog pranë Universitetit të Arteve në degën Regji-Filmi.

Filmografia

Një djalë edhe një vajzë (1990)
Telefoni i një mëngjesi (1987)
Duaje emri tënd (1984)
Apasionata (1983)
Njeriu i mirë (1982)
Në prag të lirisë (1981)
Liri a vdekje (1979)
Nusja dhe shtetrrethimi (1978)
Dimri i fundit (1976)
Tokë e përgjakur (1976)
Kur zbardhi një ditë (1971)

kristaq mitro

Sondazh

Poll