"I thashë ik fli"/ Vrasja në Shkozë, nëna e autorit: E pashë djalin me armë në dorë, dëgjova krisma
Nëna e autorit e ka parë të birin me armë dhe i ka kërkuar të shkojë të flejë, teksa më pas ka dëgjuar të shtënat.
TIRANË- Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit në Shkozë. 43-vjeçari Roland Sinani vrau me armë zjarri kunatën e tij Migena Sinani, nënë e dy fëmijëve, teksa flinte në dhomën e saj. Arma e krimit është gjetur disa metra larg autorit dhe kjo gjë ka ngjallur dyshime te policia. Sipas dëshmive, babai i autorit, edhe ai i moshuar dhe me probleme skleroze ka shkuar menjëherë të djali i tij kur ai dyshohet se ka qëlluar veten. Ka dyshime se i moshuari e ka larguar armën nga trupi i të birit.
Nëna e autorit e ka parë të birin me armë dhe i ka kërkuar të shkojë të flejë, teksa më pas ka dëgjuar të shtënat.
“Unë e kam parë djalin me armë në dorë, i thashë ik të flesh. Kur dëgjova krismat shkova direkt te dhoma e nuses dhe gjeta vajzën e vogël duke qarë”, ka dëshmuar nëna e autorit në polici.
E moshuara ka probleme të mëdha shëndetësore dhe vështirësi në ecje, për shkak të një rrëzimi dhe më pas i është nënshtruar një ndërhyrjeje duke vendosur hekura në këmbë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit në banesën e familjes Sinani. Sipas të dhënave, autori ka shkuar në dhomën ku flinte gruaja e vëllait të tij dhe mbesa 2 vjeçe dhe e ka qëlluar me armë. Pas kësaj ka dalë në oborr dhe ka vrarë veten. Ndërkohë i vëllai nuk ndodhej në banesë, por në punë pasi punonte si taksist./Dosja.al
Sondazh
EMRAT- Shpërndanin kokainë në lokalet e natës në Durrës, kush janë 8 pjesëtarët e 2 grupeve kriminale
Policia DURRËS- Në kuadër të operacioneve policore të koduara “Foremost” dhe “Last deal” janë vë...
Kryen marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur, arrestohen 26-vjeçari në Fier
Foto ilustruese FIER- Një 26-vjeçar nga Mallakastra ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur 15 vje&cced...
Merr KTHESË ngjarja! Policia po heton përfshirjen e një personi të TRETË në vrasjen në Shkozë, 43-vjeçari mori 2 plumba
Vendi i ngjarjes TIRANË- Ndryshon rrjedhë vrasja në Shkozë. Deri më tani u raportua se autori i vetëm ishte Roland Sinani i c...
ME VIDEO- Aksioni i befasishëm në Durrës, efektivët futen brenda lokalit, shtrijnë në tokë anëtarët e grupeve kriminale
Arrestimi DURRËS-Ky është momenti kur forcat e Policisë futen brenda lokaleve në Durrës për të lokalizuar personat ...
Vrasja në Shkozë, fqinjët: Roland Sinani pësoi tronditje kur ishte ushtar, vrau veten në oborrin e banesës
Pamje prane baneses TIRANË- Fqinjët kanë folur për 43-vjeçarin, Roland Sinani që vrau kunatën e tij, Migena Sinani m&e...
Dy operacione antidrogë në Durrës, Policia vë në pranga 8 persona, dyshohet se janë pjesëtarë të grupeve kriminale
Policia DURRËS- Arrestohen 8 persona në Durrës, pasi dyshohet se janë pjesë e dy grupeve kriminale që shpërndanin droga ...
Ç'po ndodh mes të rinjve në kryeqytet? Dy sherre brenda 24 orëve, Policia nis ndëshkimet ndaj tyre, 2 në kërkim
Policia TIRANË- Brenda 24 orëve, disa të rinj janë përfshirë në konflikte me njëri-tjetrin. Kështu, Policia b&...
"U gjet i pajetë në burgun grek"/ Familja njoftohet pas 3 ditësh për vdekjen e shqiptarit, autoritetet ende asnjë njoftim
Burgu GREQI- Një 35-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana që nuk dihen ende në burgun e Korfuzit. Lajmi bëhet i ...
Vrasja e 37-vjeçares në Shkozë, momenti kur tezja shpërthen në lot (VIDEO)
Tezja TIRANË- Ky është momenti kur tezja e 37-vjeçares Migena Sinani shpërthen në lot. Ajo duket në ambientet afë...
Vrasja e dyfishtë në Shkozë- DËSHMIA e fortë, kamarieri dëshmitari i vetëvrasjes së autorit: Më drejtoi armën
Polici TIRANË- Roland Sinani mund të kishte shkaktuar edhe një viktimë tjetër por për fat të mirë nuk ndodhi kë...
