Editorial

Ku po gabon Ditmir Bushati

30 Gusht 2019, 15:12 Nga DOSJA
Ku po gabon Ditmir Bushati

TIRANË- Ditmir Bushati ka nisur një betejë të pabarabartë me Edi Ramën. Është i vetëm përballë një organizmi sektar, është parimor përballë një grupi pa kod moral, është pa pushtet përballë një klike të gjithëpushtetshme, kërkon reflektim përballë delirit që ka kapluar Rilindjen, kërkon përgjegjësi përballë një grupi keqbërësish me maska politikanësh, kërkon demokraci në një subjekt ku nuk bëhen zgjedhje prej 10 vjetësh.

Përtej këtyre disavantazheve, beteja e tij kujdeset të jetë e moderuar. Me një gjuhë diplomatike që duket si pasojë e një sëmundjeje profesionale, Bushati kërkon të korrigjojë Edi Ramën, pa e dëmtuar Partinë Socialiste, pa shkaktuar dëme kolaterale që mund ta çojnë në opozitë. Ndërsa Rama përballë tij, ka nisur një sulm të pamoralshëm që nuk kursen as atë personalisht dhe as Partinë Socialiste. Ai e ka transferuar konfliktin në mediat që kontrollon, në mercenarët e mirëpaguar, për ta sulmuar me të gjitha mjetet, pavarësisht dëmeve.

Ndërsa Bushati kujdeset të mos flasë ashpër në media dhe merr përgjegjësinë edhe mbi vete kur flet për Valdrin Pjetrin, Edi Rama që është përgjegjësi i vërtetë për emërimin e tij në krye të Bashkisë së Shkodrës, fajëson ish-ministrin e Jashtëm, që në një miting paska thënë fjalë të mira për kandidatin.

I kapur për herë të disatë në shkelje të ligjit, Kryeministri nëpërmjet mediave të tij, jo vetëm që nuk ndjek këshillën e ish-ministrit të Jashtëm, jo vetëm që nuk ua vë veshin kritikave të tij, por i shkarkon atij fajin, e eskpozon si shkaktar të vendosjes së Valdrin Pjetrit, apo si inkoherent.

Kishte një mundësi, që Rama, pasi e shkarkoi Bushatin si të deleguar të Shkodrës për ta zëvendësuar pikërisht me Valdrin Pjetrin (dhe për këtë me siguri nuk është fajtor Bushati) dhe, pasi mëkëmbësi i Tom Doshit doli me njollë, të reflektonte. Të thërriste edhe një herë Bushatin në krye, të pranontë atë fajësi që ish-ministri ia ofroi me bujari si bashkëfajësi, të pranonte atë reflektim minimal që u detyrohet atyre shkodranëve që dolën në 30 qershor për të votuar. Të pranonte kështu, pa e deklaruar, përgjegjësinë e tij, ta kthente degën e Shkodrës tek PS dhe ta përdorte imazhin e Bushatit për të pastruar imazhin e prishur. Në të vërtetë bëri të kundërtën. I shkarkoi gjithë drejtorët socialistë, i ndërseu zagarët ish- bashkëpunëtorit të tij, ia fali partinë plotësisht Tom Doshit dhe e mori Bashkinë e Shkodrës me puç.

Pas kësaj, shkodranët nuk mund të vazhdojnë të reagojnë me mjete politike, as t’i bëjnë thirrje për reflektim. Ditmir Bushati, më shumë si shkodran se sa si socialist, duhet të ashpërsojë gjuhën dhe veprimin, pasi Rama i përdhosi bashkinë e qytetit.

Nëse kryetari i PS nuk pyet për dëmet kolaterale, duke shkatërruar degën e Shkodrës dhe duke e sulmuar personalisht dhe tek stafi politik, anëtari i kryesisë së PS nuk mund të vazhdojë të kujdeset për dëmet. Ato gjithsesi janë bërë tashmë, për t’i lënë vendin një beteje për jetën apo vdekjen e partisë më të madhe në vend. Kjo nuk bëhet më me gjuhë diplomatike.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial ditmir bushati edi rama perplasja rama bushati shkarkimi i drejtoreve valdrin pjetri ditmir bushati edi rama perplasja rama bushati shkarkimi i drejtoreve valdrin pjetri

Sondazh

Poll

Editorial 25 Gusht 2019, 20:55

Etilda në hotelet e çudirave

Kur lexova jusitifikimin e Etilda Gjonit pasi ishte denoncuar për pagesat marramendëse të dhomave të hoteleve gjatë shërbimeve jashtë shtetit, automatikisht mu ...

Editorial 23 Gusht 2019, 20:41

Si lindën dinosaurët që na kanë pushtuar

Një video ku shfaqet ministrja rilindëse, Milva Ikonomi, duke përuruar hotelin “Privilege” të kryetarit të Bashkisë dhe Koordinatorit të PS për qarkun e Shkodrë...

Editorial 21 Gusht 2019, 05:33

Po i merr Boris Johnson peng qytetarët e BE-së?

BRITANI- Nëse kufiri i ardhshëm i BE-së do të kalojë përmes ishullit irlandez (gjë që Brukseli e refuzon në mënyrë strikte në interes të anëtares së BE, Irlandë...

Editorial 18 Gusht 2019, 10:56

Kullat dhe koncesionet, marrëzia e madhështisë

Shqipëria, një nga shtetet me bukuri të pafund natyrore e ujore në raport me sipërfaqen e saj të vogël, pasuri të shumta në naftë, minerale etj., është sot zyrt...

Editorial 17 Gusht 2019, 09:15

Kapja e shtetit dhe kapja e kujtesës

Si bashkohen Shqipëria e Kosova karshi Turqisë?1-Antropologu dhe shkencëtari politik amerikan James C. Scott ka një fjali që mund ta përdorin këtë javë shqiptar...

Editorial 15 Gusht 2019, 06:00

Partitë që fshihen pas lojës me Serbinë

Çdoherë që përmendet Serbia si pengesë për veprimet e pushtetit, duhet përmendur testi PISA: ku qe ndërhyrja malinje e saj?Qytetarët që mund të ballafaqo...