Aktualitet

GREQI/ Po kryente punime në shtëpi, shqiptari bie nga skela, ndërron jetë në vend

Viktima ra nga një lartësi prej rreth 2.5 metrash e për pasojë ndërroi jetë në vend.

24 Mars 2023, 12:59 Nga A.B
GREQI/ Po kryente punime në shtëpi, shqiptari bie nga skela,
Ambulance

GREQI- Një 53-vjeçar me origjinë nga Shqipëria ka humbur jetën në Agia Mylopotamos të Rethymnos. Shqiptari, ra aksidentalisht nga skela ku po kryente punime në një shtëpi. Sipas informacioneve të mediave greke, viktima ra nga një lartësi prej rreth 2.5 metrash e për pasojë ndërroi jetë në vend.

Policia dhe forcat zjarrëfikëse shkuan menjëherë në vendngjarje. Nuk dihen ende rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti fatal./Dosja.al

vdes shqiptari ne greqi greqi

Sondazh

Poll