Aktualitet

E zuri korrenti në dush/ FOTO- Kjo është 45-vjeçarja që humbi jetën dje në Durrës, drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare

Ka qenë bashkëshorti i saj që e ka gjetur pa shenja jete në dush dhe e ka transportuar me urgjencë në spital ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e saj.

23 Mars 2023, 08:08 Nga A.B
E zuri korrenti në dush/ FOTO- Kjo është 45-vjeçarja
Ornela Gjeçi

DURRËS- Ornela Gjeçi është 45-vjeçarja e cila humbi jetën mëngjesin e djeshëm në Durrës pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Gjeçi, rezulton të ishte drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare Rubjekë. Ka qenë bashkëshorti i saj që e ka gjetur pa shenja jete në dush dhe e ka transportuar me urgjencë në spital ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e saj.

Për ndarjen e saj të parakohshme nga jeta kanë reaguar miqtë dhe kolegët e shkollës që ajo drejtonte. Drejtoresha Ornela Gjeçi përshkruhet prej tyre si një grua e fortë, e buzëqeshur dhe pozitive në punën e saj. 

E zuri korrenti në dush/ FOTO- Kjo është 45-vjeçarja

ornela gjeçi

Sondazh

Poll