Aktualitet

VD/ U la në burg, sëmuret Agim Ademi, momenti kur dërgohet në spital me pranga në duar, mjeku tregon detaje nga gjendja e tij

Doktor Syla tha se gjendja shëndetësorë e Ademit është stabël dhe se kreu i FFK-së iu është nënshtruar ekzaminimeve të nevojshme mjekësore.

22 Mars 2023, 16:38 Nga F.M
VD/ U la në burg, sëmuret Agim Ademi, momenti kur dërgohet
Agim Ademi

KOSOVË- Ky është momenti kur Agim Ademi, Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës dërgohet në spital pasi është ndjerë keq në paraburgimin ku iu caktua që të qëndronte për 48 orë.

Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka konfirmuar për Gazetën Express, pranimin e Agim Ademit në klinikë, i cili ka kërkuar ndihmë mjekësore pak kohë pasi me urdhër të prokurorit u dërgua në burg.

Doktor Syla tha se gjendja shëndetësore e Ademit është stabël dhe se kreu i FFK-së iu është nënshtruar ekzaminimeve të nevojshme mjekësore.

“Stabile është gjendja, jemi duke ia bërë analizat dhe rëntgen. Pastaj të shohim, por me gjasë do të lirohet,”- deklaroi Syla.

Ademi sot është marrë në pyetje nga Njësia e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës. Prokuroria Themelore në Prishtinë e akuzon për kryerjen e dy veprave penale “Keqpërdorimi i besimit”, nga neni 330 dhe “Shmangie nga tatimi”, nga neni 307 të KPRK-së.

agim ademi

Sondazh

Poll