Aktualitet

Po shkonin tek Kisha e Laçit/ Makina përfundon në përrua, shpëtojnë mrekullisht dy të reja

Ngjarja ka ndodhur pranë një ure autovetura ka rrëshqitur duke u përmbysur, ndërsa fatmirësisht dy vajzat kanë marrë lëndime të lehta, ndërsa janë dërguar për mjekim në spitalin e Laçit.

20 Mars 2023, 11:32 Nga k.m.
Po shkonin tek Kisha e Laçit/ Makina përfundon në përrua,
Foto ilustruese

LAÇ- Dy vajza i kanë shpëtuar mrekullisht një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme, teksa po shkonin për në Kishën e Laçit. Kjo pasi mjeti i tyre është përmbysur duke përfunduar në një përrua.

Ngjarja ka ndodhur pranë një ure autovetura ka rrëshqitur duke u përmbysur, ndërsa fatmirësisht dy vajzat kanë marrë lëndime të lehta, ndërsa janë dërguar për mjekim në spitalin e Laçit. Aktualisht në vendngjarje ndodhen Policia dhe grupi hetimor.

lac aksident ne lac

Sondazh

Poll