Aktualitet

Kanosje dhe drejtim mjeti pa leje drejtimi, 1 i arrestuar 3 të proceduar penalisht në Korçë 

Po ashtu është proceduar penalisht dhe një 14-vjeçar, i cili ka goditur me grusht një bashkëmoshatar të tij.

18 Mars 2023, 11:10 Nga I.A
Kanosje dhe drejtim mjeti pa leje drejtimi, 1 i arrestuar 3 të proceduar
Policia

KORÇË- Një person është arrestuar ditën e sotme në Korçë për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Po ashtu janë proceduar penalisht dhe 2 persona të tjerë për kanosje nëpërmjet telefonit. Po ashtu është proceduar penalisht dhe një 14-vjeçar, i cili ka goditur me grusht një bashkëmoshatar të tij.

Njoftimi i Policisë:

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin N. L., 18 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: -E. Sh., 38 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet telefonit, një 28-vjeçar; -E. P., 32 vjeç, banues në fshatin Polis, Librazhd, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet telefonit, një 37-vjeçare; Gjithashtu po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 14 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, në lagjen nr. 2, Pogradec, ka goditur me grushte, një bashkëmoshatar të tij. Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.

policia e korces

Sondazh

Poll