Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim për shitje dhe prodhim kanabisi, arrestohet 26-vjeçari në Sarandë

Gjykata e Sarandës e ka dënuar atë me 3 vite e 4 muaj burgim për shitje kanabisi. 

18 Mars 2023, 09:18 Nga I.A
EMRI/ I shpallur në kërkim për shitje dhe prodhim kanabisi,
Policia

TIRANË- Një 26-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Sarandë pasi ishte shpallur në kërkim. Mësohet se i riu me emrin Edlor Omeri akuzohet për prodhim dhe shitje kanabisi. Gjykata e Sarandës e ka dënuar atë me 3 vite e 4 muaj burgim për shitje kanabisi. 

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga shërbimet e Komisariatit Sarandë, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit: -Edlor Omeri, 26 vjeç, banues në Sarandë.

26-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin e datës 19.07.2022, e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”. Këtij shtetasi, në vitin 2020, gjatë kontrollit fizik  shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike kanabis.

edlor omeri

Sondazh

Poll