Politike

KAS njeh Alibeajn si kryetar, Bardhi: Celibashi është “nongrata” për PD, zvarritja 10 ditore cënoi zgjedhjet

Bardhi u shpreh se Celibashi është kthyer në 'non grata' për PD-në e se nuk do gëzojë asnjëherë besimin për administrimin e paanshëm.

16 Mars 2023, 15:18 Nga A.B
KAS njeh Alibeajn si kryetar, Bardhi: Celibashi është
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të KAS për regjistrimin e PD në zgjedhje. Bardhi u shpreh se Celibashi është kthyer në 'non grata' për PD-në e se nuk do gëzojë asnjëherë besimin për administrimin e paanshëm.

Qokat politike nuk e kanë të gjatë kur bëhen në kurriz të ligjit. Ilirjan Celibashi është “nongrata” për PD dhe nuk gëzon asnjë besim për administrim të paanshëm, profesional dhe ligjor të zgjedhjeve të 14 Maj. Zvarritja 10 ditore në shkelje të ligjit ka cënuar rëndë zgjedhjet”, tha Bardhi.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi ditën e sotme vendimin e KQZ-së për fatin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 Majit. KAS mori vendimin për të regjistruar Partinë Demokratike në zgjedhje, me përfaqësues Enkelejd Alibeajn. Sipas tyre, Alibeaj duhet të plotësoje me emrin e tij dokumentacionin.

gazment bardhi kas 16 mars 2023

Sondazh

Poll